Ndeshja Shkëndija – Struga Trim Lum zhvillohet jashtë Tetovës

Java e 31-të në elitën e futbollit vendor sjellë me vete disa ndeshje shumë interesante, e një ndër ta pa dyshim se do të jetë edhe ajo midis Shkëndijës dhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Derisa Shkëndija tashmë ka siguruar titullin e kampionit dhe edicionin që vjen do të na prezantojë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ekipi strugan po pretendon gjithashtu Europën dhe atë pozitë të tretë që për momentin është në zotërim të Makedonija GJ.P.

Struga Trim Lum nuk arriti t’ia dalë në finalen e parë nga 4 të fundit të këtij edicioni, duke barazuar pa gola ndaj FC Shkupit, skuadër kjo që sot do të jetë kundërshtarë pikërisht i Makedonija GJ.P.

Kësisoj struganët shpresojnë shumë në një fitore të “bardhebluve” nga Çairi, por gjithnjë duke besuar edhe në një rezultat pozitiv nga ndeshja kundër Shkëndijës, ndeshje kjo që nuk do të zhvillohet në Tetovë, por në Gostivar.

Është kjo një mundësi e mirë për ekipin strugan që në një terren neutral të bëjë mrrekullinë dhe të besojë fuqishëm tek garat europiane, që do ishin qershia mbi tortë për këtë skuadër, që u themelua vetëm 6 vite më parë (2015), ndërsa duke kaluar të gjitha kategoritë, nga ajo më e ulëta, në vitin e saj të dytë në mesin e më të mirëve të jetë në garë për një vend në Europë.

Leave a Reply