Njihuni me futbollistët më të mirë shqiptarë që luajnë në kampionatet europiane

Berat Gjimshiti është shqiptari me performancën më të mirë në kompleks, krahasuar me të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare. Mirëpo, nuk mjafton me kaq, pasi qendërmbrojtësi i Atalantës, falë parametrave që ka regjistruar këtë edicion, e gjen veten në vend të 8-të, mes të gjithë futbollistëve në Serie A.

Myrto Uzuni është sulmuesi i pestë i renditur në kampionatin hungarez, për nga talenti, ambicia, performanca dhe gjithçka ka treguar këtë edicion të tij të parë në elitën hungareze.

Ndërkohë Observatori Europian i Futbollit ka bërë një klasifikim të vlerës së futbollistëve, me përfundimin ku në 31 ligat europiane, duke mos qenë të gjithë futbollistët shqiptarë, Berat Gjimshiti del shqiptari me pikëzimin më të lartë.

Si kritere të këtij studimi janë gjestet teknike në fushë, paraqitjet dhe vlerësimet personale, si dhe arritjet me skuadrën ku luajnë, duke nënvizuar se për çdo kampionat apo kategori ku luajnë, ka një koeficient që futet në vlerësim.

Pas tij, Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla plotësojnë treshen e “kuqezinëjve” me pikët më të larta. Ardian Ismajli dhe Myrto Uzuni janë dyshja e radhës që renditen në vend të katërt dhe të pestë. Mërgim Mavraj, i tërhequr nga Kombëtarja, gjendet në vend të gjashtë e pas tij Tomas Strakosha.

Në këtë renditje, mungojnë disa prej kuqezinjve, pasi jo çdo kampionat dhe jo çdo kategori janë të përfshira.

 

Leave a Reply