Bombë nga Italia, UEFA përjashton Realin, Barçën dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve!

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në Itali, ku thuhet se UEFA e ka marrë vendimin për të dënuar 3 ekipet iniciatore për krijimin e Superligës, që më pas dështoi.

“La Repubblica” shkruan se UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga Liga e Kampioneve për sezonin e ardhshëm, Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin. Mediat italiane bën me dije se vendimi tashmë është marrë dhe në ditët e ardhshme, pritet të dalin me komunikatë.

Reali, Barcelona dhe Juventusi ishin klubet themeluese të Superligës Europiane dhe të vetmet që ende nuk janë larguar.

Për këtë arsye, UEFA ka vendosur të marrë një vendim rëndë për këto 3 klube, duke i përjashtuar nga Liga e Kampionëve për sezonin tjetër.

Në ditët e ardhshme pritet edhe një komunikatë, ku do të sqarohet gjithçka, për të kuptuar nëse është diçka e vërtetë, apo thjesht në kuadrin e thashethemeve.

Leave a Reply