Murinjo e transferon Garet Bejll te Roma!

Portali spanjoll “Todo Fichajes”, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Garet Bejll, mund të transferohet në Serie A. Uellsiani së fundmi ishte i huazuar te Totenhami nga rradhët e Realit të Madridit, mirëpo “Spërsat” si duket nuk janë të interesuar për blertjen e kartonit të tij.

Kështu Bejll do të duhet të rikthehet te Reali, aty ku tashmë dyert i ka të mbyllura, kjo pasi presidenti Florentino Perez synon shitjen e tij, pavarësisht dëshirës së trajnerit të ri, Karlo Ançeloti, që uellsiani të mbetet sërish në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë nga e gjithë kjo situatë kërkon të përfitojë Hoze Murinjo, i cili njeh mirë aftësitë e Garet Bejll.

Ky i fundit nën drejtimin e Murinjos te Totenhami realizoi 10 gola, ndaj dhe strategu portugez beson se uellsiani do të jetë një super përforcim për vijën e sulmit te Roma.

“Todo Fichajes”, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Bejll, drejtuesit e Romës janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro.

Leave a Reply