Çalhanogllu largohet nga Milani, por jo edhe nga “Serie A”!

Një lajm bombastik nga vjen nga Italia, e që ka të bëjë me mesfushorin turk të Milanit, Hakan Çalhanoglu. I njëjti thuhet se me shumë gjasa do të largohet nga Milani, por jo edhe nga Italia.

Mesfushori turk nuk ka vendosur ende për rinovimin e kontratës me “Rossonerët”, ndërsa kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për këtë super lojtar.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, në garë për Çalhanoglun është futur edhe Napoli.

Çalhanoglu pëlqehet shumë nga trajneri i ri i “napolitanëve”, Luçiano Spalleti, derisa presidenti De Laurentiis është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirën strategut italian. Napoli ka kontaktuar tashmë agjentin e Çalhanoglut, të cilit i ofrojnë një pagë vjetore prej 6 milion euro, 2 milion më tepër se Milani.

Leave a Reply