Opinioni i trajnerit Gjoka pas eliminimit nga Liga e Konferencës

Shkëndija me Ernest Gjokën në krye ka përjetuar aventurën më të rëndë europiane, që kur se skuadra tetovare po na prezanton në arenën ndërkombëtare nën ëmbrellën e kompanisë gjigande “Ecolog”, shkruan “infOSport.mk”.

Shkëndija pasi u eliminua në mënyrë turpëruese nga NS Mura që në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, ata u eliminuan edhe nga Liga e Konferencës, duke u mundur në të dyja ndeshjet nga skuadra letoneze e FC Riga. Pas disfatës 2:0 në ndeshjen e parë në transfertë, Shkëndija sonte në Shkup pësoi edhe një disfatë tjetër, këtë herë me rezultatin minimal 1:0.

Arsyeja e këtyre disfatave, por edhe mungesës së golit, sipas trajnerit Gjoka, është realizimi i dobët.

“Nuk patëm fat, tentuam të japim më të mirën nga vetja, por futbolli është i tillë, din të jetë shumë mizor për ne. Ky është ekipi i njëjtë që luante shumë mirë vitin e kaluar dhe fitoi titullin kampion. Besoj se ky ekip ka potencial. Thjeshtë u ndëshkuam në të gjitha 4 ndeshjet për shkak realizimit të dobët” – u shpreh trajneri Ernest Gjoka pas përfundimit të ndeshjes kundër FC Riga, skuadër kjo që vazhdon tutje në Ligën e Konferencës.

Skuadra letoneze, pjesë e së cilës është edhe Besar Halimi i përfaqësueses së Kosovës, në raundin e tretë eliminatorë do të përballet me ekipin e Hibernians nga Malta. (infOSport.mk)

Leave a Reply