Shenoll Gynesh jep dorëheqje nga posti i trajnerit te Turqia

Shenol Gynesh ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Turqisë. Fatale për teknikun turk ishte humbja me rezultat tenistik 6:1 nga Holanda në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “Qatar 2022”.

Pasi dështoi në Kampionatin Europian, 69-vjeçari turk e la aktualisht kombëtaren e tij në eliminatoret e Botërorit në grupin G në vendin e tretë në kuotën e 11 pikëve.

Turqia është ende në garë për tu kualifikuar pasi ndodhet -2 pikë nga dy kombëtaret e para në grup, Norvegjia dhe Holanda.

Leave a Reply