Shevçenko në janar te Xhenoa do sjellë 3 futbollistë të rinj!

Andrij Shevçevnko edhe zyrtarisht mori detyrën si trajner i 9 herë kampionëve të Italisë, Xhenoas.

Legjenda e Milanit, që më herët gjatë këtij viti dërgoi Ukrainën deri në gjysmëfinale të EURO 2020, tek Xhenoa në postin e trajnerit do të zëvendësojë Belardinin, i cili u shkarkua pas ndeshjes së fundit që skuadra nga “Marraci” e zhvilloi ndaj Empolit.

Pas 12 xhirove të kaluara në Serie A, Xhenoa ka marrë vetëm një fitore, duke u renditur në pozitën e 17-të, me vetëm 9 pikë të tubuara.

“Le të fillojmë një aventurë dhe ta rikthejmë Xhenoan aty ku e ka vendin”- deklaroi ukrainasi.

Shevçenko mësohet se gjatë janarit do të tentojë të sjellë 3 emra të rinj në skuadër, nga 1 futbollist për çdo repart të fushës.

Leave a Reply