Kanatllarovski ndeshjen ndaj Ukrainës U21 e nis me 3 lojtarë të FC Shkupit

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 sot me fillim në ora 13:00 në kompleksin “Petar Milloshevski” pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së 5-të në kuadër të grupit “H” eliminatorë, të vlefshëm për Europianin e vitit 2023, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri Dragan Kanatllarovski tashmë ka zgjedhur 11-shen e parë, me të cilën do të tentojë të arrijë një rezultat pozitiv ndaj favoritëve të Ukrainës, që aktualisht mbajnë pozitën e dytë në grup.

Kanatllarovski në formacionin e parë ka vendosur plotë 3 lojtarë të FC Shkupit, edhe atë nga një në secilin repart. Blerton Sheji do të luaj në krahun e majtë të mbrojtjes, Ali Adem do të manovrojë në mesfushë, derisa Gjorgievski do të udhëheq sulmin “verhdekuq”.

Shpresat e vendit pas 4 xhirove të zhvilluara në grupin “H”, kanë siguruar 5 pikë, duke regjistruar 1 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë. (infOSport.mk)

Formacioni i Maqedonisë U21:
Denkovski, Hajdari, Antovski, Sheji, Mlladenovski, Manev, Fazlagiç, Adem, Rustemoski, Grozdanovski, Gjorgievski.
Trajner: Dragan Kanatllarovski.

Leave a Reply