Zekirija Ramadani dorëhiqet nga Feronikeli

Trajneri shkupjan Zekirija Ramadnai ka dhënë dorëheqje nga skuadra e Feronikelit. Mediat në Kosovë kanë bërë ditur largimin e teknikut shkupjan nga stoli i Feronikelit, me Ramadanin që ka marrë këtë vendim për tërëhqjen menjëherë pas largimit të presidentit dhe drejtorit sportiv të kësaj skuadre, Ekrem Elshani respektivisht Istref Veliu.

Ramadani pjesë e Feronikelit u bë këtë sezon, pasi u largua nga kampionët e Trepçës 89’, ndërsa më herët ishte trajner edhe i Flamurtarit të Shqipërisë si dhe FC Shkupit në Maqedoni.

Leave a Reply