Milani gati të rinovojë kontratat e tre futbollistëve

Kohë rinovimesh te Milani. Teo Hernandez, Ismael Benaser dhe Rafael Leao janë të lidhur me kuqezinjtë e Milanit deri në 2024-ën, por për të tre këta futbollistë po mendohet nisja e tratativave për zgjatjen e kontratës.

Është bërë tashmë gati axhenda, dhe pas rinovimit të trajnerit Stefano Pioli, në radhë do të jenë futbollistët, që ashtu si trajneri kanë shprehur vullnetin për të qëndruar te Milani.

Me anë të tyre kryesia do të transmetojë vizionin e saj, atë të një projekti afatgjatë që do të bazohet te shtyllat e skuadrës, te ata që bënë të mundur ringritjen e ngjyrave dhe rikthimin e Milanit konkurrues.

Kujtojmë pas 12 xhirove të para, Milani bashkë me Napolin ndajnë pozitën e parë me nga 32 pikë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply