Mbape me 4 golat e shënuar ndaj Kazakistanit theu një rekord të vjetër 63-vjeçar te Franca

Franca mposhti Kazakistanin me poker mbrëmjen e djeshme duke shënuar fitore 8:0.  Njeriu i ndeshjes doli të jetë ylli i Paris Sen Zhermen, Kilian Mbape, i cili shënoi 4 gola, duke thyer kështu një rekord të vjetër 63-vjeçar te kombëtarja franceze.

Mbae bëhet futbollisti i parë që shënon katër gola për Francën që nga viti 1958, kur Xhast Fontejn shënonte katër herë përballë Gjermanisë Perëndimore.

22-vjeçari hyn kështu në histori të kombëtares së tij duke arritur një tjetër rekord botëror.

Mbape po kalon një formë të shkëlqyeshme duke u bërë protagonist absolut te PSZh-ja dhe Franca, me të cilën kombëtare pritet të shkëlqejë në Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar.

Leave a Reply