Erdon Daci me dy gola të tjerë paralajmëron seleksionuesin Milevski

Erdon Daci nuk ka të ndalur. Sulmuesi shkupjan ka vazhduar serinë e golave me skuadrën e Vesterlo në ligën e dytë belge, duke ndihmuar këtë skuadër për të shënuar fitore 4:3 përballë Muskron në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, njofton “infOSport.mk”.

Daci rezultoi të jetë figura kryesore e këtij takimi, duke realizuar dy gola, për më tepër që golat e tij bënë diferencën, pasi Vesterlo pas 45 minutave të para ndodhej në disavantazh prej 0:2.

Bernat në minutën e 56-të shënoi golin e parë për Vesterlo, derisa vetëm dy minuta më pas, Erdon Daci arriti që të barazojë shifrat në 2:2, duke iu gëzuar golit të tij të parë në këtë takim.

Foster në minutën e 66-të për herë të parë kaloi në epërsi Vesterlon, skuadër kjo që falë golit të dytë personal të shkupjanit Daci në minutën e 74-të, krijoi epërsinë e duhur (4:2), që në fund u mjaftoi për 3 pikë të reja.

Në minutat shtesë mysafirët e Muskron realizuan edhe golin e tretë, mirëpo që në fund doli të jetë vetëm për statistika, pasi pikërt veçmë ishin regjistruar në konton e Vesterlos.

“dopietës” së sotme, Erdon Daci, arriti në kuotën e 8 golave të shënuar, teksa ishte kjo ndeshja e katërt me rradhë në kampionat, që shkupjani arrinë të gjejë rrjetën, një paralajmërim ky për seleksionuesin Bllagoja Milevski, për ta menduar atë për ndeshjet e ciklit të ardhshëm për Europianin e vitit 2024. (infOSport.mk)

Leave a Reply