FC Shkupi dhe Shkëndija fitojnë, Struga Trim Lum vetëm barazim ndaj Tikveshit

FC Shkupi dhe Shkëndija kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 16-të, duke paralajmëruar kështu një përballje të zjarrtë mes tyre në mes javë në ndeshjen që do të zhvillohet në Çair, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi fitoi përballjen lokale me Skopjen, duke i bërë me dije skuadrës nga lagjja e Hekuranës se Shkupi edhe këtë herë ngjyroset “bardheblu”, pavarësisht se në një mënyrë aspak korrekte mirëpritën skuadrën nga Çairi, duke mos lejuar që tifozët e tyre “Shvercerat” të futen brenda tribunave të stadiumit.

Mirëpo pavarësisht këtij vendimi të drejtuesve të skuadrës së Skopjes, FC Shkupi i’a doli në fund duke triumfuar me shifrat 3:1. Alvarez realizoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa një tjetër gol për ekipin nga Çairi realizoi Senhor. Goli i vetëm për Skopjen mban firmën e futbollistit të FC Shkupit, Konstantin Çeshmexhiev, i cili në minutën e 42-të shënoi në rrjetën e gabuar për rezultat 1:1.

Shkëndija më vështirë se sa pritej mundi Pelisterin me rezultatin 2:1. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës mysafire nga Manastiri, kjo falë eurogolit të shënuar nga ish futbollisti “kuqezi”, Viktor Nildo Xhufo.

Kampionët në fuqi të vendit u rikthyen në pjesën e dytë, falë golave të shënuar nga Sidrit Guri dhe Jan Krivak.

Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 në transfertën ndaj Borecit, Akademia Pandevi dhe Bregallnica barazuan pa gola, njëjtë sikurse edhe Struga Trim Lum dhe Tikveshi.

Kujtojmë me rezultatin e fillimit ishte mbyllur edhe ndeshja e parë e javës së 16-të, ajo e së shtunës midis Rabotniçkit dhe Renovës. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 16

Skopje 1:3 FC Shkupi
Shkëndija 2:1 Pelisteri
Struga Trim Lum 0:0 Tikveshi
Boreci 1:1 Makedonija GJ.P
Ak.Pandev 0:0 Bregallnica
Rabotniçki 0:0 Renova

Leave a Reply