Kumanovari Seferi shkëlqen në fitoren e Tiranës, kryeson listën e golashënuesve (VIDEO)

Taulant Seferi po bënë një super sezon me Tiranën në Superligën shqiptare,  ku pas 12 xhirove të para ka arritur të shënojë 7 gola, shifër këtë të cilën e kishte arritur edhe sezonin e kaluar, mirëpo pas plotë 23 xhirove të plota, njofton “infOSport.mk”.

Këto statistika tregojnë më së miri për formën e jashtëzakonshme të Seferit, anëtarit të Kombëtares shqiptare, i cili sot në ndeshjen e xhiros së 12-të shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Tiranës kundër Kastriotit.

https://www.facebook.com/supersport.albania/videos/428982122178784

Taulant Seferi realizoi dy golat e parë që gjatë 45 minutave të para, ndërsa një gol tjetër për “bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare realizoi edhe anglezi Mihael Ngo.

Me “dopietën” e sotme, Seferi arriti në kuotën e 7 golave të shënuar, duke udhëhequr kështu renditjen e golashënuesve në Superligën shqiptare. Pas tij me 6 gola të realizuar renditet Edin Basha, i cili gjatë merkatos së verës nga Boreci u transferua te skuadra e Dinamo Tiranës,njëjtë sikurse edhe Agim Ibraimi, i cili deri më tani ka shënuar 5 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply