E marta sjellë edhe 5 ndeshjet e anuluara në Ligën e Dytë

Të martën në futbollin vendor, përveç takimit midis Struga Trim Lum dhe Renovës, i vlefshëm për javën e 18-të në Ligën e Parë, në program do të jenë edhe 5 ndeshje të Ligës së Dytë, edhe atë 3 në Konferencën e Perëndimit dhe 2 në atë të Lindjes, njofton “infOSport.mk”.

Që të gjitha këto ndeshje duheshe të zhvillohen këtë fundjavë, mirëpo moti me borë, bëri që të njëjtat të anulohen, ndërsa tashmë me vendim të Komisionit të garave pranë FFM-së, të njëjtat janë paraparë të zhvillohen gjatë ditës së nesërme.

Kështu nesër futboll do luhet në Dibër, aty ku Korabi do të mirëpret, në Strugë, ku Veleshta do të jetë nikoqir i Sileksit, ndërkohë gjithashtu do të zhvillohet edhe ndeshja midis skuadrave nga Pollogu, Gostivarit dhe Teteksit.

Ndërkohë në Lindje Detonit Junior do të mirëpret Osogovën, derisa Kozhuvi në Gjevgjeli do të jetë nikoqir i skuadrës shqiptare të Bratsvo nga Zhitosha.

Të gjitha ndeshjet e së martës do të nisin në ora 13:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply