Ish sulmuesi i FC Shkupit i bashkohet Dinamo Tiranës

Dinamo e Tiranës është shumë pranë goditjes së madhe në merkato. Skuadra “blu” nga  kryeqendra shqiptare ka arritur akordin me sulmuesin nga Mozambiku, Rexhinaldo.

31-vjeçari, i cili aktualisht është një agjent i lirë, ditë më parë ka pasur një dakordësi me ekipin e Teutës, por bisedimet patën një ngecje dhe Dinamo hyri për ta bërë për vete sulmuesin që ka spikatur para disa vitesh në Supeligën shqiptare.

Rexhinaldo në Superiore kishte shkëlqyer me fanellat e Luftëtarit dhe Laçit, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte skuadra kazake e Akzhajikut.

Kujtojmë Rexhinaldo në fillim të këtij viti luajti edhe me fanellën e FC Shkupit, mirëpo i njëjti u largua vetëm pas gati 6 muajve, duke mos lënë fare gjurmë.

Ai me fanellën e skuadrës nga Çairi zhvilloi 14 ndeshje, duke regjistruar edhe dy gola dhe dy asiste.

Te Dinamo e Tiranës, gjithnjë nëse arrihet akordi, Rexhinaldo do të gjejë dy ish futbollistët e Shkëndijës, Agim Ibraimin dhe Besir Demirin. (infOSport.mk)

Leave a Reply