Ndodhi edhe kjo, Bolonja-Inter nuk u zhvillua, por lojtari “zikaltër” u dëmtua (VIDEO)

Ndeshja e javës së 20-të midis Bolonjës dhe Interit nuk u zhvillua, kjo për shkak se ASL kishte vendosur në karantinë ekipin e Sinisha Mihajlloviç. Kështu në fushën e stadiumit Renato Dall’ara zbritën vetëm futbollistët e Interit për 45 minutat e kërkuara nga rregullorja përpara se arbitri Xhiovani Ayroldi të vendoste pezullimin përfundimtar.

Skuadra e Simone Inzaghit kreu pothuajse një orë stërvitje me intensitet të lartë në fushë, duke mbështetur një ndeshje me ritëm të lartë me implikime mjaft të veçanta: një kontrast midis Denzel Dumfries dhe Federiko Dimarco, me këtë të fundit që mbeti i shtrirë në tokë.

Me gjasa holandezi Dumfries i ka kaluar kufijtë, pasi ndërhyrja e tij e vonuar nuk i ka bërë mirë Dimarcos. Pas disa sekondash në tokë me dhimbje, mbrojtesi italian u ngrit pa ndonjë problem të veçantë, edhe pse duheshe të intervenojë ekipi mjekësor.

Leave a Reply