EKSKLUZIVE: Bojku arrin marrëveshje me Feronikelin e Zekirija Ramadanit

Besmir Bojku sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Feronikelit në Superligën e Kosovës. InfOSport.mk mëson ekzkluvisht se Bojku ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Feronikelit dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet dhe paraprakisht strugani të shkëputë kontratën me kampionët e vendit, Shkëndijën. 

Bojku ishte i detirminuar për tu larguar nga Shkëndija edhe pse kontrata e tij ishte valide deri në verën e ardhshme, por strugani kishte vendosur ti jep fund aventurës kuqezi me të cilët ishte në periudhën më të mirë, duke fituar dy tituj Kampion, dy trofe të Kupës dhe tre herë rresht në plej of të Liga Evropës. 

Për Bojkun të interesuar ishin edhe disa klube tjera, mes tjerash edhe Struga Trim Lum, por si duket kushtet e ofruara nga ana e  kampionëve të dyfishtë kosovar kanë qenë më të mira për lojtarin. 

Kujtojmë që strugani te Feronikeli do të udhëhiqet nga trajneri shkupjan Zekirija Ramadani. /InfOSport.mk

Leave a Reply