Turqit e bëjnë fakt të kryer, Vedat Muriqi me ekip dhe kampionat të ri!

Vedat Muriqi do të shpërthente në Turqi me golat e shënuar, duke rrëmbyer vëmendjen Igli Tares, i cili e transferoi te Lacio.

Por sulmuesi shqiptar ka rezultuar dështim në Serie A, duke mos arritur kurrë që të ketë një kulminacion dhe të krijojë përshtypje pozitive te trajneri apo tifozët.

Vedat Muriqi është shumë pranë kalimi në Rusi, aq sa mediat turke e bëjnë fakt të kryer këtë gjë duke zbuluar dhe shifrat e transferimit.

Lajmet thonë se sulmuesi dardan do të jetë pjesë e skuadrës së CSKA Moskës se bashku lojtarin e Lilës, Jusuf Jazicin.

Operacioni pritet të jetë një huazim për 2.5 milionë euro  dhe me të drejtë blerjeje për 8 milionë.

Për momentin nuk ka asnjë zyrtarizim nga klubet, por tashmë dihet që Muriqi nuk është pjesë e planeve të trajnerit të Lacios, Mauricio Sarri.

Lacio pagoi 20 milionë euro për sulmuesin dardan te turqit e Fenerbahces, pas dështimit të tij të plotë kërkon që ta shesë përfundimisht.

Leave a Reply