“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë edhe ndeshjen me Italinë

“Tifozat Kuq e Zi” do të bojkotojnë edhe ndeshjen me Italinë. Ata  nuk do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” me datë 09 tetor, pavarësisht se Shqipëria do të mirëpret një kombëtare me emër të madh në futbollin botëror, siç është Italia.

Një bojkotim i paralajmëruar, pasi ky grupim mungoi edhe në takimin e Shqipërisë ndaj Lihtenshtajnit me 02 shtator në “Elbasan Arena”, por ata ishin të pranishëm kundër Maqedonisë në Strumicë, ndërsa gjithashtu do të jenë në përkrahje të Kombëtares shqiptare edhe në ndeshjen e 06 tetorit kundër Spanjës në Alikante.

Ky vendim i marrë nga ana e këtij grupimi është një mesazh ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe politikës që po ndjek numri një i këtij institucioni, Armand Duka.

Leave a Reply