FC Shkupi i afrohet edhe më shumë titullit, Shkëndija dështon të fitojë në shtëpi

FC Shkupi ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme përballë Tikveshit, që fiton edhe më shumë në peshë, kjo shkaku i barazimit të Shkëndijës në Tetovë përballë Akademia Pandevit, njofton “infOSport.mk”.

3:2 doli të jetë rezultati përfundimtarë në Çair në favor të FC Shkupit përballë skuadrës nga Kavadari, që nuk u dorëzua deri në fund, ndërkohë Shkëndija edhe përkundër inciativës së madhe që kishte, në fund përballë Akademia Pandevit barazoi pa gola.

Struga Trim Lum falë kapitenit Bunjamin Shabani, nga Velesi u rikthye me 3 pikë të plota, njëjtë sikurse edhe Rabotniçki, që në derbin lokal të Shkupit, mundi Skopjen me rezultatin minimal 1:0.

Autor i golit për “romantikët” në këtë ndeshje ishte Maksimov në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Ndeshja në Manastir midis Pelilsterit dhe Renovës u anulua për shkak borës së madhe që kishte kapluar fushën e stadiumit “Tumbe Kafe”, dhe e njëjta do të zhvillohet nesër në Ohër me fillim në ora 14:00, ndërkohë dje, në ndeshjen e parë të javës së 21-të, Makedonija GJ.P mundi Bregallnicën me rezultatin 2:1. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 21

FC Shkupi 3:2 Tikveshi
Shkëndija 0:0 Ak. Pandev
Boreci 0:1 Struga Trim Lum
Skopje 0:1 Rabotniçki
Makedonija GJ.P 2:1 Bregallnica
Pelisteri 28.02 Renova

Leave a Reply