Shabani me një eurogol i siguroi fitoren Struga Trim Lumit përballë Borecit (VIDEO)

Struga Trim Lum është rikthyer me 3 pikë të plota nga transferta e vështirë në Veles, aty ku skuadra e trajnerit Srgjan Zaharievski, i’a doli të triumfojë me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm për fitoren e 7-të sezonale, e realizoi kapiteni Bunjamin Shabani në fillimin e pjesës së dytë. Kumanovari pasi mjaft mirë u lira nga një prej futbollistëve kundërshtarë pak para zonës së rreptësisë dhe pasi përfitoi hapësirën e duhur për të goditur, lëshoi një predhë të vërtetë në drejtim të portës kundërshtare, që nga traverza përfundoi pas shpinës së portierit Alçevski.

Një super gol ky i kapitenit të Struga Trim Lum, që në fund doli të jetë i majftueshëm për këtë skuadër, që nga Velesi të rikthehet me 3 pikë të plota.

Ndryshe, ishte kjo fitorja e 3-të për Struga Trim Lum nga gjithsej 7 ndeshje të zhvilluara përballë skuadrës së Borecit dhe e dyta e regjistruar në Veles.

Me këtë fitore, skuadra strugane tashmë arrinë në kuotën e 30 pikëve, duke u barazuar në këtë mënyrë me Bregallnicën dhe Renovën në pozitat 5 dhe 6.

Ndeshjen e rradhës, Struga Trim Lum në terren vendas do të mirëpret Makedonija GJ.P. e Muharem Bajramit. (infOSport.mk)

Leave a Reply