Barcelona e Çavit frymon ndryshe, nuk e bënë “hesap” as Realin e Madridit (VIDEO)

Barcelona e Çavit tashmë ka fituar identitet dhe frymon shumë më ndryshe, ndërsa këtë më së miri e përjetoi skuadra më e mirë e momentit në La Liga, Reali i Madridit, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra madrilene sonte në Bernabeu pësoi debakël nga skuadra katalunase, duke u mundur me shifrat 4:0.

Figurë qendrore doli të jetë Emerik Obamejang, i cili realizoi dy gola, ndërsa nga një gol shtuan edhe Feran Tores dhe Ronald Araujo.

Përveç dyshes Torres-Obamejang, me lojë të mirë sërish u dallua Usmane Dembele, që asistoi në golin e parë të Obamejang në minutën e 29-të, ndërsa po i njëjti asistoi edhe në golin e dytë të shënuar nga Araujo në minutën e 38-të.

Pjesa e dytë sa u përket golave të shënuar kaloi nën shenjën e dyshes Tores-Obamejang, që shënuan edhe nga një gol tjetër, ndërsa njëkohësisht edhe asistuan njëri ndaj tjetrit.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të mbajë pozitën e tretë në renditje me 54 pikë, 12 më pak se Reali i vendit të parë, por që “katalunasit” duhet theksuar se kanë edhe një ndeshje më pak. (infOSport.mk)

Leave a Reply