Suad Sahiti prezantohet te Larisa

Suad  Sahiti është prezantuar edhe zyrtarisht te skuadra greke e Larisas. Një transferim të tillë “infOSport.mk” paralajmëroi gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot i njëjti u bë zyrtar.

Sahiti me Larisan ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa menjëherë u është bashkuar bashkëlojtarëve të tij të ri, duke bërë edhe stërvitjen e parë.

Sahiti te Larisa transferohet nga rradhët e Skënderbeut, të cilës skuadër i ishte bashkuar verën e vitit 2017-të nga Rabotniçki.

Pikërisht te “romantikët” Sahiti u zhvillua si futbollist, duke qenë pjesë e tyre për plotë 5 vite, ku kishte zhvilluar 57 ndeshje dhe kishte realizuar 6 gola.

Leave a Reply