Prishtina “manita” ndaj Europa FC

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në transfertë kundër skuadrës së Europa FC, sonte në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Mitrovicë, Prishtina deklasoi skuadrën nga Gjibraltari, duke e mundur me rezultatin e thellë 5:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 6:1 me plotë meritë u kualifikua për në raundin e parë eliminatorë të Liga Europa.

Kapiteni Armend Dallku realizoi dy gola në këtë ndeshje, që të dy nga pika e bardhë (9′, 35′), teksa nga një gol realizuan Gauthier Mankenda (13’) me një gjuajtje nga distanca, Ahmed Januzi (59’) dhe Mergim Pefqeli (86’), gjithashtu me një gjuajtje nga distanca.

Kundërshtarë i skuadrës prishtinase në raundin e parë eliminatorë të ligës së dytë më të rëndësishme europiane do të jetë CS Fola Esch nga Luksemburgu.

Ndeshjen e parë Prishtina do ta zhvillojë në transfertë me 12 korrik, teksa atë kthyese një javë më pas, sërish në Mitrovicë.

Leave a Reply