Shkëndija dhe Struga Trim Lum takohen nesër në Kërçovë

Dy skuadrat nga elita e futbollit vendor, Shkëndija dhe Struga Trim Lum, nesër në Kërçovë do të përballen njëra me tjetrën në një ndeshje miqësore, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo përballja e parë e këtij niveli mes këtyre dy skuadrave, që deri më tani mes vete janë takuar 8 herë mes kampionatit dhe Kupës.

Nga 3 fitore kanë secila, ndërsa dy ndeshjes mes tyre janë mbyllur në barazim. Këto dy skuadra u takuan në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, me 13 shkurt të këtij viti, kur Shkëndija në Tetovë shënoi fitore 3:1.

Këtë edicion këto dy skuadra kanë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera, një në kampionat që ishte mbyllur me barazim 1:1, dhe një në kuadër të Kupës, që pas 90 minutave nuk kishte prodhuar gola, që më pas në ruletin e penaltive skuadra strugane ti gëzohet kualifikimit për në gjysmëfinale.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë takimi i nesërm, ku rezultati për të dyja skuadrat me siguri që do të jetë në plan të dytë. (infOSport.mk)

Leave a Reply