Spanjë-Shqipëri, njihuni me formacionin e “kuqezinjëve”!

Tashmë janë bërë publike formacionet e Spanjës dhe Shqipërisë, kombëtare këto që me fillim në ora 19:45 në stadiumin e Espanjollit do të zhvillojnë një ndeshje miqësore, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i “kuqezinjëve”, Edi Reja nuk ka lënë vend për shumë surpriza, nëse mund të quhet e tillë është aktivizimi i Armando Brojës nga minuta e parë, duke parë që në eliminatoret e fundit e niste nga stoli.

Përkrah tij, në repartin më të avansuar do të luaj Sokol Cikalleshi, i cili ka fituar balotazhin me Uzunin dhe Manajn.

Pas tyre në mesfushë qëndron Keidi Bare, i cili sonte do luaj në stadiumin e vetë, ndërsa qendra e mesfushës i është besuar Qazim Laçit dhe të zakonshmit Klaus Gjasula.

Në krahë qëndrojnë Hysaj dhe Balliu, një tjetër futbollistë që luan në La Liga, pas Keidi Bare.

Treshja e mbrojtjes është ajo e zakonshmja me Kumbullën, Gjimshitin dhe Ismajlin, derisa titullar në portë do të jetë Etrit Berisha, i cili edhe njëherë tjetër ka fituar garën me Strakoshën.
Edhe trajneri i spanjollëve, Luis Enrike nuk e ka nënvlerësuar aspak këtë takim, duke hedhur në fushë disa nga lojtarët më të mirë që ka momentalisht kombëtarja e tij.

Leave a Reply