“Shvercerat” nuk lejohen të udhëtojnë drejt Tetovës!

Sot duheshe të jetë një festë futbolli në Tetovë, mirëpo si duket një gjë e tillë nuk do të ndodh, kjo për faktin se grupi i tifozëve të FC Shkupit, “Shvercerat” nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt qytetit të dy universiteteve shqipe, shkruan “infOSport.mk”.

Këta të fundit janë ndaluar në pikën e parë pagesore drejt Tetovës, aty ku sot me fillim në ora 17:00 mejdanin do të ndajnë Shkëndija dhe FC Shkupi.

Kujtojmë bëhet fjalë për ndeshjen mes kampionit të vitit të kaluar dhe kampionit të ri, FC Shkupit, që ndeshjen e sotme do të duhet ta luaj pa pëkrahjen e tifozëve të saj, “Shvercerat”.

Leave a Reply