Shqipëria me 13 qershor, datën kur duheshe të luaj me Rusinë, zyrtarizon një kundërshtarë të ri!

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Estoninë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Estoneze që kjo ndeshje të luhet më 13 qershor 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, duke nisur nga ora 18:00.

Në këtë datë ishte planifikuar më parë që Shqipëria të luante ndaj Rusisë në Ligën B të Ligës së Kombeve, mirëpo pas vendimit të UEFA-s për pezullimin e Rusisë, FSHF-ja vendosi që të shfrytëzonte këtë datë zyrtare për të organizuar një miqësore.

Po në qershor Shqipëria do të luajë edhe dy ndeshje tjera, fillimishte më datë 6 me Islandën në transfertë dhe më 19 qershor me Izraelin në shtëpi, që të dyja këto sfida të vlefshme për “Ligën e Kombeve”.

Leave a Reply