Pas Kielinit dhe Dybalas, vjen largimi i rradhës nga Juventusi!

Skuadra e Juventusit duket se ka nisur revolucionin, pasi përveç largimeve të Kielinit dhe Dybalas, nga tabori i “Zonjës së Vjetër” pritet të largohen edhe shumë futbollistë.

Emri i radhës që pritet të largohet nga Juventusi, është Federiko Bernadeski.

28-vjeçari luan prej 5 vitesh me skuadrën nga Torino, por drejtuesit “bardhezi” nuk kanë preferuar t’i rinovojnë kontratën, e cila skadon në fund të këtij sezoni. Bernadeski do të largohet si agjent i lirë dhe kjo gjë është konfirmuar nga “Sky Sport” dhe gazetari Di Marzio.

Bernadeski ka luajtur 182 ndeshje me fanellën e Juventusit, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 24 asiste. Italiani 28-vjeçar ka fituar dhe shumë trofe në Torino: edhe atë 3 tituj kampion, 2 Kupa të Italisë, 2 Superkupa, si dhe ishte pjesë e Italisë që fitoi “Euro2020”. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i rradhës i Bernadeskit.

Leave a Reply