Milani arrinë marrëveshje me Renato Sançez

Skuadra kampione e Italisë, Milani, raportohet se ka arritur marrëveshje me yllin e Lillës, Renato Sançez.

Klubi italian prej kohësh po kërkonte portugezin, ndërsa mediat italiane njoftojnë se palët tashmë kanë arritur akordin.

“Milan ka rënë dakord për kushtet me Renato Sançez. Ai do të përfitojë rreth 3 milionë euro në vit”, shkruajnë mediat italiane.

“Kuqezinjtë” tashmë janë futur në bisedime me drejtuesit e Lille për të gjetur marrëveshjen e duhur për Sançez, për shërbimet e të cilit francezët kërkojnë rreth 20 milionë euro.

Siç raportohet, marrëveshja mes Milanit dhe Lilles mund të arrihet javën e ardhshme.

Leave a Reply