Bashkim Veliu edhe zyrtarisht pjesë e Shkëndijës

Bilal Veliu edhe zyrtarisht është prezantuar me fanellën e Shkëndijës, me të cilën skuadër tetovari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare. Lajmin për transferimin e mbrojtësit “infOSport.mk” e paralajmëroi që ditë më parë, ndërsa zyrtarizimi erdhi sot edhe nga drejtuesit e Shkëndijës, të cilët e paralajmëruan si përforcim të madh për në krahun e djathtë në vijën e fundit.

Veliu te Shkëndija vjen nga rradhët e Laçit, te e cila skuadër u transferua verën e vitit të kaluar.

Veliu bëri një sezon të shkëlqyeshëm me Laçin, duke zhvilluar 44 ndeshje mes kampionatit, kupës së Shqipërisë dhe ndeshjeve në kuadër të Ligës së Konferencës.

Po në këtë kompeticion, Veliu do luaj sërish, por tashmë me fanellën “kuqezi” të Shkëndijës, skuadër kjo që edicionin e fundit u ndal në pozitën e tretë në Ligën e Parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply