Jakup Berisha ndahet me Pelisterin

Futbollisti shkupjan, Jakup Berisha është larguar nga skuadra e Pelisterit. 22 vjeçari ndahet me skuadrën nga Manastiri, e cila sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut. Berisha tashmë është futbollist i lirë dhe do të kërkojë mjedisë të ri për të vazhduar karrierën e tij. Berisha te Pelisteri luajti për një sezon, ndërsa u transferua nga Shkupi. Ai më herët ishte pjesë e Shkëndijës dhe Vardarit.

Leave a Reply