Shqipëria shkëlqen ndaj B e H, shumë pranë kualifikimit historik!

Kombëtarja shqiptare në volejboll në konkurrencë të meshkujve ka vazhduar me paraqitjet pozitive në kuadër të “Silver European League”, teksa të mërkurën në mbrëmje në palestrën “Feti Borova” në Tiranë, me rezultatin 3-0, në sete 25-16, 25-17, 25-21, mundi kombëtaren e Bosnje e Hercegovinës, njofton “infOSport.mk”.

Djemtë e Jani Melkës dominuan ndeshjen ndaj boshnjakëve, duke mposhtur kundërshtarin pa shumë probleme, por njëkohësisht edhe duke iu hakmarrë për disfatën 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në transfertë.

Pas pesë ndeshjeve në këtë ligë, Shqipëria ka 3 fitore dhe 2 humbje për vendin e dytë në grupin B me 10 pikë.

Një hap larg kualifikimit në “Final Four”, Shqipëria xhiron e fundit do të jetë mysafire e Rumanisë, që aktualisht kryeson renditjen në grupin B me 11 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply