Muriqi: Fitorja ndaj Irlanës së Veriut për Fadil Vokrrin

Kosova të enjten në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mundi Irlandën e Veriut me shifrat 3:2  në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” treguan performancë fantastike, ndërsa edhe njëherë tjetë Vedat Muriqi tregoi aftësitë e tij realizuese.

Sulmuesi kosovar i cili së fundmi luajti me Majorkën në La Liga, pas ndeshjes tha se goli dhe fitorja shkojnë për Fadil Vokrrin, që katër vite tashmë nuk jeton në ëmesin tonë.

“Sinqerisht në atë moment, nuk e pata mendjen aty, por ndihem shumë mirë dhe krenar. Ky gol dhe kjo fitore shkon për Fadil Vokrrin. Nuk ushtrova deri ditën e ndeshjes. Sinqerisht nuk është dasht me lujt, por në fund vendosa me lujt” – u shprej Vedat Muriqi, i cili në paraqitjen e tij të 40-të me fanellën e përfaqësueses së Kosovës realizoi golin e tij të 20-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply