Liverpulli “kampion” në formacionin e vitit në Premierligë, Sallah “mbreti”!

Edicionin që lamë pas, Mançester Siti i Pep Guardiolas u shpall kampion në Premierligë, edhe atë duke fituar vetëm në xhiron e fundit, pasi Liverpulli i Jurgen Klop i rivalizoi ata deri në frymën e fundit.

Pikërisht futbollistët e Liverpullit janë ata që kanë dominuar më shumë në formacionin më të mirë të Premierligës për sezonin 2021/2022.

Liverpulli përfaqësohet me plot 6 futbollistë në formacionin më të mirë, edhe atë me Alisson, Aleksander-Arnold, Virxhil van Dijk, Thiago, Sallah dhe Mane, ndërsa kampionët e Mançester Sitit përfaqësohen me 3 futbollistë, edhe atë: De Brujne, Bernardo Silva dhe Zhoao Kanselo, ndërsa Rudiger i Çelzit, dhe Kristiano Ronaldo i Mançester Junajtedit, janë dy futbollistët tjerë që rrumbullaksojnë 11-shen më të mirë të edicionit të kaluar në një ndër ligat më të fuqishme europiane.

Leave a Reply