Shkëndija nesër përballet me ish skuadrën e Uzunit

Shkëndija nesër do të luajë ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve të cilat skuadra tetovare është duke i zhvilluar në Republikën e Sllovenisë. Kundërshtarë i ‘kuqezinjëve” do të jetë ish skuadra e Myrto Uzunit, Ferencvarosh, që gjithashtu po përgatitet në tokën sllovene.

Miqësorja me Ferencvaroshin nga Hungaria do të jetë testi i parë për kuqezinjtë dhe mundësi e mirë për të parë formën momentale të skuadrës para ndeshjeve eliminatore të Ligës së Konferencës.

Ndeshja luhet me fillim në orën 17:30.

Leave a Reply