Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Ali Adem vishet “bardhekaltër”

Ali Adem është rikthyer te FC Shkupi, këtë herë si transferim i plotë, pasi i njëjti prishi kontratën me skuadrën e Aris nga Selaniku. Edhe pse i njëjti me ekipin grek kishte kontratë deri verën e vitit 2024, të njëjtën vendosi ta prish, pasi vazhdimisht huazohej nëpër skuadra tjera, duke mos i dhënë mundësinë që të veshë fanellën e Aris.

Në formë huazimi, Adem luajti edhe te FC Shkupi, edhe atë nga shkurti deri dhjetorin e vitit 2021, ndërsa së fundmi kishte qenë i huazuar te Veria.


E bujshme, FC Shkupi përforcohet me mesfushorin e Aris për ndeshjet europiane!

                                        → Gjithmonë të parët dhe të saktë – www.infosport.mk


Pasi edhe përfundimisht prishi kontratën me Aris dhe morri dokumentacionin e duhur në duart e tij, Adem pa menduar shumë firmosi kontratë me FC Shkupin, për të cilën skuadër për gjatë  atyre 10 muajve të kaluar në vitin 2021, kushte luajtur në 31 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola, një prej të cilëve në ndeshjet europiane të edicionit të kaluar, kur u paraqit në të gjitha 4 ndeshjet, dy ndaj Llapit dhe dy ndaj Santa Klara.

Adem te FC Shkupi vjen mu në momentin e duhur, për të ndihmuar skuadrën në garat europiane, ndërsa i njëjti do të jetë në disponim të trajnerit Sedlloski që për ndeshjen në Maksimit kundër Dinamo Zagrebit, e vlefshme për turin e dytë elilminatorë të Ligës së Kampionëve.

“infOSport.mk” për transferimin e Adem te FC Shkupi, ju kishte njoftuara që 10 ditë më parë, edhe atë në mënyrë ekskluzive. (infOSport.mk)

Leave a Reply