Struga Trim Lum e ka seriozisht, FC Shkupi mund Skopjen pa probleme, fiton edhe Rabotniçki

Struga Trim Lum ka regjistruar fitoren më të madhe të këtij sezoni, duke mundur Shkëndijën në transfertën në Strumicë me shifrat 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra strugane ishte kundërshtarë shumë më i mirë në këtë ndeshje, duke e konfirmuar superioritetin vetëm  në pjesën e dytë, me dy gola të shënuar nga ana e sulmuesve, Hristijan Maleskit (50’) dhe Besart Ibraimit (70’).

Me po të njëjtin rezultat (2:0), FC Shkupi mundi Skopjen në lagjen e Autokomandës. Fitoren e “pëllumbave” nga Çairi, që i dhanë fund aventurës europiane të enjten që lamë pas, e paralajmëroi Valid Hamidi me golin e realizuar në minutën e katërt. Ky gol ishte valid deri në minutën e fundit të takimit, kur Mamadu Danfa shënoi edhe golin e dytë pas një pakudesie të Alpaj Jusuf në rolin e mbrojtësit.

Buzëqeshi në në fund edhe Rabotniçki, skuadër kjo që falë golave të shënuar nga Rusheviç (20’) dhe Gande (44’) mundi Tikveshin me rezultatin 2:0, ndërsa Bregallnicës i mjaftoi goli i Marjan Altiparmakovskit nga pika e bardhë në minutën e 55-të për të mundur minimalisht 1:0 Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit.

Kujtojmë, të shtunën Sileksi dhe Akademia Pandev në ndeshjen e zhvilluar në Kratovë u ndanë me barazimin 1:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply