Dy talentët e Zajasit vijnë me një mesazh të fuqishëm drejtuar “Shvercerave” dhe “Ballistëve”

Dy talentët e KF Zajazit nga Kërçova, Alban Shaqiri nga Shkupi dhe Eri Abdullahi nga Tetova vijnë me një mesazh të fuqishëm drejtuar dy skuadrave shqiptare, FC Shkupit dhe KF Shkëndijës, apo më mirë thënë dy tifozërive të tyre, “Shvercarave” dhe “Ballistëve”, pas mosmarrëveshjeve të tyre viteve të fundit, e ku si rezultat në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Çair disa tifoz të papërgjegjshëm sulmuan futbollistët nga Tetova.

Ky rast solli shumë reagime në opinion, përfshirë këtu edhe atë nga Kosova dhe Shqipëria, ku hoxhallarë eminent dhe artistë kërkuan pajtimin e tyre, ndërsa së fundmi një reagim mjaft interesant ka ardhur nga dy futbollistë të rinj, Alban Shaqiri nga Shkupi dhe Eri Abdullahi nga Tetov.

Që të dy me sukses mbrojnë ngjyrat e skuadrës së Zajazit. Kjo dyshe respektojnë tej mase njëri tjetrin, ndërsa një respekt të tillë ata kërkojnë edhe nga tifozëritë e dyja skuadrave.

Shkupjani, Albani në duart e tij mbante një mbishkrim me fjalët: “Unë biri yt Shkëndijë”, derisa në duart e tetovarit Eri, qëndronte mbishkrimi, “Unë biri yt Shkupi”.

Një super gjest ky nga ana e këtyre dy talentëve të KF Zajazit, që shpresojmë të refelktoj tek adresat e duhura.

Leave a Reply