Bardhi: Ta mbyllim vitin me fitore

Enis Bardhi së bashku me seleksionuesin Bllagoja Milevski sot folën në Konferencën për shtyp në prag të takimit me Azerbejxhanin, ndeshje kjo që nesër do të zhvillohet në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Duke pasur parasysh se është kjo ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik, dëshira e mesfushorit të Trabzonspor, Enis Bardhi, është që në këtë miqësore Maqedonia të shënojë fitore dhe në këtë mënyrë ta mbyll vitin 2022 me një fitore.

“Favoritë në futboll sot nuk ka, ne detyrohemi të luajmë maksimalisht dhe mirë. Kemi analizuar ndeshjen me Finlandën, duhet t’i përmirësojmë gabimet që u shfaqën dhe shpresoj në rezultat pozitiv ndaj Azerbajxhanit. Kundërshtari fizikisht është i fortë, ne do t’i sulmojmë pasi duam të fitojmë për vetëbesim më të mirë dhe për ta mbyllur vitin me sukses”, tha Enis Bardhi.

Ndeshja midis Maqedonisë dhe Azerbejxhanit do të zhvillohet nesër (e diel) me fillim në ora 14:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup. (infOSport.mk)

Leave a Reply