Tentoi me çdo kusht të prekte Kupën e Botës, merren masat e para ndaj Nusretit

Kuzhinieri i njohur turk, Nusret, u fut në fushë pasi Argjentina u shpall kampione bote në Katar. Gjatë festimeve ai u filmua duke u përpjekur në çdo mënyrë për të prekur Kupën e Botës, e që sipas protkoleve të FIFA-s, një gjë e tillë nuk lejohet: “Trofeu origjinal i Kupës së Botës mund të preket dhe mbahet në dorë vetëm nga një rreth i kufizuar njerëzish, duke përfshirë fituesit dhe krerët e shteteve”.

Duke qenë se ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj tij, janë marrë masat e parë për kuzhinierin e famshëm turk.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kupa e Hapur e SHBA-ve njoftoi se Nusreti do të përjashtohet për finalen e vitit 2023.

“Lamar Hunt US Open Cup” është kupa kombëtare e futbollit e Shteteve të Bashkuara. Ajo është gara më e vjetër zyrtare e futbollit në SHBA dhe organizohet nga Federata e Futbollit të SHBA-ve.

Në këtë kupë marrin pjesë të gjitha skuadrat nga Liga e Madhe Amerikane dhe Liga e Bashkuar e Futbollit dhe fituesi i finales fiton një kalim direkt në Ligën e Kampionëve CONCACAF.

Leave a Reply