Lajm i bukur, Kristian Atsu nxjerret i gjallë nga rrënojat

Sipas lajmeve të fundit nga Turqia, Kristian Atsu është gjetur në rrënoja dhe është dërguar në spital, për fatin e tij të mirë është jashtë rrezikut për jetën dhe ka shfaqur vetëm vështirësi në frymëmarrje si dhe lëndime në këmbë.

Ish-futbollisti i Çelzit, Evertonit dhe Njukasëll Junajtedit, qëndroi për orë të tëra nën rrënoja ndërsa së fundmi mësohet se është bërë i mundur shpëtimi i tij.

Ndërkohë, për t’u theksuar është edhe fakti se dy lojtarë dhe dy pjesëtarë të skuadrës së Hatayspor u shpëtuan disa orë më parë nga operacionet e kërkim shpëtimit teksa edhe ata për fat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Turqia është duke kaluar një situatë tejet të vështirë pas një tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 7.8, e ku si pasojë humbën jetën me mijëra persona, derisa ende një pjesë e madhe janë nën rrënoja në pritje të operacionit të shpëtimit.

Leave a Reply