Muhamed Sejdini flet për stinorin pranveror në futboll: “Le të fitojë futbolli”

Gjysmësezoni pranveror në futbollin vendor edhe zyrtarisht nisi sot me ndeshjet e Ligës së dytë, derisa e diela është e rezervuar për ndeshjet e elitës.

Me këtë rast numri një i futbollit vendor, Muhamed Sejdini edhe publikisht iu drejtua të gjithë pjesëmarrësve në futbollin vendor me një mesazh:

“Të nderuar klube, futbollistë dhe punëtorë sportiv në Maqedoni,

Me rastin e fillimit të gjysmësezonit pranveror 2022/2023 në Ligën e Parë dhe të Dytë të Maqedonisë, ju uroj shumë sukses dhe garim sportiv e korrekt me nivel të lartë profesional.

Klubeve ju uroj realizim të qëllimeve të hartuara, ndërsa futbollistëve shëndet dhe paraqitje të suksesshme.

Arbitrave ju uroj referim të ndershëm dhe të denjë, vendime të drejta në shpirtin e fair-playt dhe për të mirën e futbollit.

Le të vijnë në shprehje cilësia, dija, përgatitja fizike, dëshira dhe entuziazmi për lojën e futbollit, gjithë me qëllim të fitojë futbolli dhe vlerat e vërteta për zhvillimin e drejtë të gjeneratave të reja”.

Kujtojmë, Struga Trim Lum doli kampion i vjeshtës në Ligën e Parë, derisa në Ligën e Dytë një epitet të tillë arriti KF Gostivari, që stinorin pranveror e nisi me një fitore minimale 1:0 ndaj Lokomotivës. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply