Të dielën zhvillohet super derbi i ligës së tretë-veri, Bashkimi-BVK, ja ku do të mund ta ndiqni

Të dielën në Kumamovë, Bashkimi dhe skuadra e FK BVK nga Konjarja e Mesme e Shkupit do të zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit pranveror në ligën e tretë – veri, përcjellë “infOSport.mk”.

Bashkimi aktualisht mban pozitën e parë me 58 pikë, 6 më shumë se kundërshtari i tyre i rradhës, që njëherit ka edhe një ndeshje më pak.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij takimi, e diela në Kumanovë pritet të jetë një festë e vërtetë e futbollit, kjo pasi publiku kumanovar tashmë disa herë ka dëshmuar dashurinë për futbollin dhe klubin e tyre të zemrës, Bashkimin.

Ndeshja e së dielës do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin M»Net HD nga Shtipi dhe Open-TV, me komentim nga Reshat Ibraimi, duke ju mundësuar që këtë ndeshje ta ndjekin edhe shumë kumanovar që jetojnë jashtë kufijve të Maqedonisë.

Ndeshja midis Bashkimit dhe BVK Konjare, që i takon javës së 23-të, do të startojë në ora 16:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply