Sulmuesi nga Maqedonia largohet nga Drita e Gjilanit

Pasi humbi titullin e kampionit për të dytin vit me rradhë kundrejt Ballkanit, drejtuesit e Dritës së Gjilanit kanë filluar edhe spastrimin e skuadrës, me shpresë se edicionin e ri me forca të reja dhe fytyra të reja do të tentojnë rikthimin e titullit në Gjilan. Ishte vetë mesfushori Hamdi Numani që kishte njoftuar për largimin e tij nga kjo skuadër, derisa dy emra të tjerë që pritet të largohen janë edhe braziliani Iran Junior dhe ganezi, Ekoë Mills.

Ky i fundit regjistroi vetëm një paraqitje edicionin që lamë pas me fanellën e Dritës së Gjilanit, derisa braziliani Junior regjistroi 13 paraqitje, 2 gola dhe 1 asist, por që nuk ishin të mjaftueshme për të bindur drejtuesit e skuadrës nënkampione të Kosovës.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, nga Drita e Gjilanit do të largohet edhe sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski, i cili në stinorin pranveror dështoi totalisht duke shënuar vetëm një gol. Ai sezonin e mbylli me 12 gola, ndërsa vlen të theksohet se me Dritën e Gjilanit numëron gjithsej 70 paraqitje dhe 32 gola të shënuar.

Simonovski skuadrës kosovare iu bashkua verën e vititi 2021, kur u transferua nga rradhët e Ferronikelit. (infOSport.mk)

Leave a Reply