Rashica u shpall kampion me Galatasarajin në Turqi

Galatasaraji është shpallur kampion i Turqisë, duke rikthyer titullin pas 4 viteve, njofton “infOSport.mk”. Është ky titulli i 23-të për Galatasarajin, pjesë e së cilës skuadër këtë edicion ishte edhe reprezentuesi kosovar, Milot Rashica.

Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Ankaragucu me rezultatin 4:1, për të siguruar edhe matematikisht titullin kampion.

Milot Rashica la gjurmë në këtë triumf, pasi asistoi në golin e parë të shënuar nga Mauro Ikardi që në minutën e 7-të, ndërsa argjentinasi në minutën e 38-të shënoi edhe golin e dytë personal. Dy golat tjerë për Galatasarajin i shënuan Barish Jilmaz (73’) dhe Serxhio Oliveira (78’).

Asistimi i sotëm për Rashicën ishte i 7-ti në kampionat, të cilin e mbylli me 4 gola të shënuar.

Galatasaraji pas 34 ndeshjeve të zhvilluara numëron 82 pikë, 5 më shumë se Fenerbahçe, me të cilën skuadër do të përballet në ndeshjen e xhiros së fundit.

Leave a Reply