Stojançe Velinov largohet nga Gostivari

Stojançe Velinov është futbollisti i rradhës që nuk ka arritur marrëveshje me Gostivarin për vazhdimin e bashkëpunimit, njofton “infOSport.mk”.

Velinov, skuadrës së Gostivarit iu bashkua janarin e vitit 2022, kur erdhi nga rradhët e Veleshtës.

Ai fillimisht dha një kontribut në atë pjesë të dytë të sezonit 2021/2022, duke ndihmuar Gostivarin, që të sigurojë mbijetesën në Ligën e Dytë, ndërsa edicionin e fundit i njëjti me skuadrën nga Pollogu arriti që të sigurojë një vend për në Ligën e Parë.

Megjithatë, aventura e tij te Gostivari ishte deri më sot, dhe i njëjti tashmë është para sfidave të reja.

Kujtojmë, Velinov gjatë karrierës së tij ka ndërruar shumë skuadra në futbollin vendor, duke veshur atë të Bregallnica Shtip, Teteksit, Sileksit, Renovës, Rabotniçkit, Akademia Pandevit, Ohrid Lihnidos, Osogovës, Veleshtës dhe së fundmi Gostivarit.

33-vjeçari i lindur në Koçani, gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe në Kosovë, duke veshur fanellën e Trepça ’89.

Velinov, bëhet futbollisti i 7-të që ndërpret bashkëpunimin me Gostivarin, pas Antonio Kalanoskit, Simeon Hristovit, Darko Stojanovit, Suhejb Rushitit, Vildan Kerimit dhe Gordijan Hristovskit. (infOSport.mk)

Leave a Reply