Shkëndija përforcon sulmin me një holandez!

Shkëndija ende nuk e ka zgjidhur çështjen e trajnerit, mirëpo pavarësisht këtij fakti nuk mungojnë emrat e mundshëm që mund ti bashkohen kësaj skuadre gjatë këtij afati kalimtarë të verës.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se te Shkëndija shumë lehtë mund të ndodhë që të zbarkojë sulmuesi holandez, Tyrone Conraad.

Bëhet fjalë për një sulmues 29-vjeçar, i cili së fundmi luajti në kampionatin elitar të Malit të Zi me skuadrën e Sutjeska Nikshiç. Ai në 33 ndeshje me këtë skuadër realizoi 25 gola, duke fituar epitetin e golashënuesit më të mirë në Meridianbet1 CFL.

Lajm i mirë është se holandezit i ka përfunduar kontrata me ekipin malazez dhe tashmë është një lojtar i lirë, ndërsa mbi të gjitha menaxher i tij është Arbi Laçi, një njeri i afërt me drejtuesit e Shkëndijës.

Pikërisht Arbi Laçi shihet si lidhja kryesore për transferimin e holandezit te Shkëndija, por edhe të trajnerit Orgeh Shehi, me të cilin kishin punuar te Tirana. Kujtojmë, Laçi një kohë luante rolin e Drejtorit Sportiv te Tirana.

Ndryshe, Conraad kishte dalë nga shkolla e Fejenord, për të vijuar më pas edhe me ekipin e të rinjëve të Sparta Roterdam, ndërsa në futbollin profesionist holandez kishte debutuar me fanellën e skuadrës së Kambur, për të luajtur më pas edhe me Kozakken Boys si dhe me skuadrën greke të Ergotelis.  (infOSport.mk)

Leave a Reply